Jemi mësuar që Bes Kallakun ta shohim duke bërë humor apo duke satirizuar. Mirëpo, kësaj radhe, ai vjen shumë serioz në mbështetje të Ramush Haradinajt.
“Unë nuk kam as fuqi që fjala ime të zërë vend, as politikan që t’i kërkoj llogari askujt, askush jam”.
“Jam veç një shqiptar që njoh një komandant që s’ju dhimbs asgjë, as jeta, një komandant nga një familje që me gjak e me jetë e lau flamurin dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Lirim sa më të shpejtë Ramush Haradinaj. E gjithë kjo është në të mirën tënde, ku shqiptarët të ndërgjegjësohen, se kush është ai që nuk negocion me ata që na vranë… Mbështetja ime për ty komandant”, shkruan në postimin e Kallakut.
Ndryshe, policia franceze e ka arrestuar të mërkurën ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia. /Telegrafi/