Site icon Telegrafi

Bes Kallaku largohet nga Portokallia? (Video)

Nisin largimet nga programi i ndjekur i humorit “Portokalli”.

I pari që do të largohet, të paktën momentalisht, është Bes Kallaku.

Ai do të vazhdojë eksperiencën e tij në programin e humorit në Itali “Zelig”.

Besi ka dhënë një intervistë për edicionin informativ dhe ka treguar se për të parë nëse do të arrijë deri në finale do të pritet muaji Nëntor.

Momentalisht i mungojnë vetullat dhe paruket në realizimin e rolit të skifterit nga Laçi.

Produksioni i atjeshëm i kishte shprehur se nuk ishin të nevojshme, pasi publiku italian nuk i njeh laçianët.

Exit mobile version