Ndihmat e shumta ndaj nevojtarëve të prekur nga dy tërmetet në Shqipëri tashmë janë shndërruar në ngjarjen kryesore të momentit.
Në mbështetje të të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore kanë dalë shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme si ajo e sportit, politikës, muzikës etj.
Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë vizituar gjatë ditës së mërkurë disa nga kampet, ku po mbahen të mbijetuarit nga tërmetet.
Në një video të publikuar në faqen “Shqipëria ime” në Facebook, shihet momenti kur Bes Kallaku heq atletet e tij, për t’ia dhuruar një burri nevojtar.
“Sapo na mberriti kjo video ku duket Bes Kallaku duke i dhene atletet e tij nje burri ne tendat ne Thumane teksa ka qene aty sebashku me bashkeshorten duke dhuruar ushqime veshembathje dhe sende te tjera ne nevoje te njerezve te prekur nga termeti! Asnje foto e asnje video e dale nga ky njeri per ndihmat qe jep. Nje njeri me shpirt te madh dhe human. Zoti qofte me ty Bes”, shkruhet në përshkrimin e videos së shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, edhe bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, në disa fotografi të publikuara në InstaStory ka treguar për emocionet e përjetuara gjatë vizitës së sotme, ku nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
“Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë ti gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, shkroi Xhensila n InstaStory. /Telegrafi/