Telegrafi

Bes Kallaku feston ditëlindjen me fëmijët e policëve të rënë në detyrë (Foto)

 

Pos që është një personazh shumë i dashur për publikun me rolet e tij, Bes Kallaku është i dashur dhe human edhe në jetën e përditshme.

Ditëlindjen e tij, aktori i humorit ka vendosur ta kalojë me fëmijët e policëve që kanë humbur jetën në detyrë.

Partnerja e tij, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për të treguar se sa i veçantë është Kallaku.

Lexo po ashtu Dhurata speciale e Xhensilës për ditëlindjen e Bes Kallakut (Foto)

“Krenare që kam krah meje një person kaq të veçantë. I cili ka vendosur që ditët e tij te veçanta dhe gëzimet e tij, t’i ndajë me ata që duhet. Në ditën e tij të lindjes, zgjodhi ta festojë me fëmijët e policëve të munguar. Zoti ta shpërbleftë dashuria ime”, ka shkruar Xhensila në Instagram.

Edhe aktori ka publikuar disa imazhe me fëmijët duke shkruar: “Kënaqësi e veçantë, të festosh ditëlindjen me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Përveç se i mungojnë njerëzit e tyre, u mungon dhe ndihma e duhur. Sot jam lumturuar më shumë unë, se sa ju. Zoti ju bekoftë. Më keni lumturuar shpirtin. Me dashuri Bes Kallaku”. /Telegrafi/