Bes Kallaku duket se po i kalon ditët e fundit si beqar.
Në fakt, ai tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën, e cila pritet të jetë madhështore ku do të kurorëzohet me Xhensila Myrtezajn.
Por, para se të bëhet dhëndër ai ka dashur të mat forcat me mikun e tij, Krist Prenga.
Këta dy shihen të ulur në një tavolinë në plazh teksa provojnë t’i rrëzojnë duart njëri-tjetrit.
Megjithatë, për të ardhur deri te fitorja aktori bën hile duke i derdhur ujë në fytyrë kundërshtarit, i cili dorëzohet para Kallakut.
Ndryshe, aktorin pritet ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në shfaqjet e shout “Portokalli”. /Telegrafi/