Telegrafi

BERZH vendet e rajonit me 4.2 % rritje ekonomike

Sipas BERZH-it, parashikimet për rritje ekonomike të vendeve të rajonit kanë ndryshuar me ato më herët. “Rritja e përgjithshme e vendeve të rajonit do të jetë 4.2 për qind në vitin 2010 dhe 4.1 për qind në vitin 2011”, thekson BERZH.

Me herët banka kishte paraparë një rritje prej 3.5 dhe 3.9 për qind për të njëjtat periudha.

Banka tërheq vërejtjen se jo të gjitha vendet e rajonit do të kenë rezultate të ngjashme, madje ka nga ato që do të mbeten në recesion. Rajoni, ku përfshihen Shqipëria, Kroacia, Rusia, Turqia dhe Ukraina ka pasur një rritje ekonomike prej 5.5 për qind vitin e kaluar. /Telegrafi/