Telegrafi

BERZH-i tërhiqet nga investimi për një hidroelektranë në Mavrovë

Megjithëse e miratoi para gjashtë vjetësh, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vendosur që të tërhiqet nga financimi i hidroelektranës ”Ura e Boshkos”, që u planifikua të ndërtohet në parkun kombëtar ”Mavrova”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky vendim i BERZH-it erdhi disa muaj pas miratimit të kërkesës për suspendimin e të gjitha projekteve infrastrukturore në parkun kombëtar të Mavrovës, që u soll në fund të vitit 2015.

Supspendimi erdhi nga Komiteti i përhershëm i Konventës së Bernës pranë Këshillit të Evropës. Për këtë hidroelektranë u ndanë 65 milionë euro, ndërkaq kapaciteti prodhues do të ishte 68,2 megavat./Telegrafi/