Site icon Telegrafi

BERZH siguron 86 milionë euro për riparimin e rrjetit të rrugëve lokale dhe rajonale të Maqedonisë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar 86 milionë euro për riparimin e infrastrukturës transportuese dhe për forcimin e integrimit rajonal të ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore të Maqedonisë.

Ky është kësti i dytë i projektit 181 milionësh që do të shërbejë për financimin e riparimit të 26 pjesëve të rrjetit rrugor të vendit që mbulon mbi 400 kilometër të rrugëve rajonale dhe lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kumtesës së Zyrës së BERZH në Shkup, punimet do të përfshijnë shtrimin e shtresës së sipërme të rrugëve dhe nënshtresat me asfalt të ri, ndërrimin e sinjalistikës rrugore, shenjues rrugësh, si edhe vendosje sinjalistike në gardhin mbrojtës.

Investimi mbështetet pjesërisht nga Fondi i Nismës Qendrore Evropiane, i siguruar nga Qeveria italiane./Telegrafi/

Exit mobile version