Me mbështetjen e BERZH-it, Hidrocentrali i Korçës do të ndërtojë dy centrale, që do të bëhen operacionale në vitin e ardhshëm.
Me një kapacitet të kombinuar prej 5 mega vatësh, dy centralet do të gjenerojnë deri në 23 giga vatë orë energji elektrike në vit.
Shqipëria prodhon pothuajse gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet e saj dhe ka potencial të rrisë edhe më tej prodhimin e brendshëm dhe të bëhet lojtar rajonal në tregun e energjisë. /Telegrafi/