Telegrafi

BERZH: Kriza globale më rëndë i prek vendet e Evropës Lindore

Edhe pse vjeshtën e kaluar, kur brusat botërore veçse i përfshinë ethet, dukej se kriza financiare globale nuk do ta tronditë Evropën Lindore, tashmë nga fundi i vitit u bë e qartë se ky vend më së shumti do të vuajë, edhe pse nuk ka pjesëmarrje në lëkundjet e tregut financiar botëror.

Ekonomisti udhëheqës i BERZH-it Aleksandar Leman, konsideron se kriza financiare globale ka dhënë goditje më të madhe pikërisht në këtë rajon, për shkak se gjatë viteve është akumuluar, por nuk janë zgjidhur një numër i madh problemesh.

"Bëhet fjalë për krizë të jashtme, por një pjesë e përgjegjësisë për pasojat në vendet e Evropës Lindore është edhe tek vetë ata", tha Leman dhe shtoi se bankat perëndimore kanë kontrobuar për ashpërsimin e problemeve lokale.

Tregjet e Evropës Lindore, në varshmëri të madhe nga huatë e jashtme, kanë ndërtuar sistem të kredive bankare i cili me rëndësi e tjkaloi volumin e mjeteteve akumuluese në ato vende, për shkak të masës së madhe nga të tjerët pësuan nga kriza financiare.

BERZH konsideron se këtë vit rritje minimale ekonomike do të realizojnë disa vende të Evropës Lindore. Leman midis tyre i theksoi Poloninë dhe Slloveninë, si dhe disa vende nga rajoni qendror-aziatik – Mongolinë dhe Uzbekistanin, të cilat nuk kanë varshmëri të madhe nga rrjedhat financiare ndërkombëtare.