Telegrafi

BERZH krediton rindërtimin e hekurudhës përgjatë Korridorit 10

Fondet do të dedikohen për zëvendësimin e pragjeve të drurit me ato të betonit, si dhe për binarë të rinjë në gjatësi prej 50 kilometrave, ndërsa BERZH-ja do të vendosë për to në fund të qershorit.

Shfrytëzues i kredisë do të jetë ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Maqedonisë, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave në vend.

Vlera totale e projektit të rehabilitimit të hekurudhës është 19.7 milionë euro.