Site icon Telegrafi

BERZH-i miraton kërkesën e Kinës për anëtarësim

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka miratuar kërkesën e autoriteteve kineze që Kina të bëhet një nga aksionaret e kësaj banke.

Presidenti i BERZH-it Sir Suma Chakrabarti thotë se anëtarësimi i Kinës do të ofrojë më shumë mundësi për investime nga grupet kineze.

BERZH-i ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të punuar me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, me bazë në Pekin.

BERZH-i ka nisur nga funksionimi në vitin 1991 dhe e ka selinë në Londër.

Deri tani, aksionarët e saj përfshijnë 64 shtete dhe dy organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version