Telegrafi

BERZH-i, 110 milionë euro për të nxitur prodhimin energjetik në Ballkan

Lajmi u dha nga presidenti i kësaj banke, Tomas Mirrou, nga një konferencë për energjinë, në Sarajevë.

50 milionë euro do t’u jepen direkt kompanive private që veprojnë në sistemin energjitik të Ballkanit, ndërsa 60 milionë të tjerë, do t’u jepen në trajtë huaje, përmes bankave.

Ballkani Perëndimor harxhon 2.5 herë më shumë energji, se sa mesatarja e vendeve europiane, që bëjnë pjesë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.