Telegrafi

BERZH do të shpërblejë biznese që kanë zbatuar projekte të efiçencës

Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim do të promovojë rëndësisë e investimeve në projekte të energjisë së qëndrueshme, duke i shpërblyer disa nga projektet e zbatuara në kuadër të projektit të EBRD-së në Kosovë KoSEP (Projektet e energjisë së qëndrueshme në Kosovë).

BERZH-i ka lansuar projektin e vet KoSEP, në tetor të vitit 2013, si përgjigje ndaj kërkesave në rritje të financimit të efiçiencës së energjisë. Fondi prej 12 milionëve u huazon Institucioneve Partnere Financiare, të cilat pastaj japin kredi për individë dhe biznese. Këto kredi përkrahen edhe nga donatorët EU dhe Qeveria Norvegjeze.

Deri tani janë shpërndarë më shumë se 5 milion Euro të investuara në më shumë se 1000 projekte që kanë të bëjnë prej ndërrimit të dritareve e deri te, instalimi i ngrohjeve qendrore apo edhe blerja e pajisjeve të reja.

Së bashku me delegacionin e EU-së në Kosovë dhe stafin e KoSEP-it, EBRD do të shpërblejë projektet më të mira, në ngjarjen e titulluar Ekselenca në Projektet e Efiçiencës së Energjisë, që do mbahet në hotelin Emerald.

Projektet janë financuar nga partneri lokal TEB, Agjencioni për Financim në Kosovë dhe Kreditimi Rural i Kosovës LLC. Duke i shpërblyer projektet më të mira EBRD i inkurajon të tjerët që të investojnë.

“EBRD është është e kënaqur që të shpallë shpërblimet e para në energjinë e ripërtiritshme në një ceremoni në Kosovë në këtë vit. Ne dëshirojmë të falënderojmë donatorët tonë nga Bashkimi Evropian dhe Qeverinë e Norvegjisë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e tyre që kanë bërë të mundur implementimin e këtij projekti për herë të parë në Kosovë. Ka qenë një vit shumë i mirë për përmirësimet në efiçiencë të energjisë, që kapë shumën prej 5 milion, mirëpo kjo është vetëm fillimi. Ne jemi të kënaqur që kemi parë aq shumë projekte të mira dhe do të jetë vështirë të zgjedhim fituesit”, ka thënë Anton Kobakov Përfaqësues i Përhershëm i EBRD-së në Kosovë. /Telegrafi/