Telegrafi

BERZH dhe Holanda në mbështetje të biznesit

 Fushat në të cilën është i destinuar ky program ka të bëjë me ristrukturimin, riorganizimin, përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planeve të biznesit, hulumtimin dhe gjetjen e partnerëve të biznesit dhe investitorëve, studimit të marketingut apo zbatimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

“BAS Kosova ofron financim fleksibil, mesatarisht deri 50%, por jo më shumë se 10 mijë euro për projekte individuale. Buxheti total i programit është i mjaftueshëm për të përkrahur edhe 150 deri 200 ndërmarrje kosovare me projekte individuale. Deri më tani, nga marsi 2005, Programi ka mbështetur 160 projekte me 155 kompani kosovare, të cilat kanë pranuar financim total nga një shumë prej më tepër se 630 mijë euro”, tha Ekrem Hoxha, drejtor nacional i BAS Programit për Kosovë.

Në komunikatë njoftohet se përderisa kompanitë përmbushin kriteret dhe dëshmojnë qëndrueshmërinë e projektit, BAS procedon me aprovimin e projektit pasi që Qeveria e Holandës ka vendosur në dispozicion fonde të mjaftueshme për mbështetje edhe për më shumë se 150 projekte tjera.

Për t’u kualifikuar për projekt, thuhet se kompania duhet të jetë private dhe me pronësi të qytetarëve kosovarë, duhet të këtë të paktën dy vjet që nga koha e themelimit, të këtë pak ose aspak eksperience të mëparshme në angazhimin e ekspertëve të jashtëm, etj.

Gjithashtu ndërmarrja duhet të demonstrojnë potencial rritjeje,Duhet të jetë e hapur për të bashkëpunuar me  konsulentin, të jetë e gatshme për të paguar të paktën 50% të kostove totale të projektit, duhet të operojnë në çfarëdo sektori, përveç se në shërbimet bankare dhe financiare, prodhimit ose të shërbimit në sektorin ushtarak, të lojërave të fatit, prodhimit të duhanit/telegrafi/