Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), organizojnë tryezën e përbashkët për arsyet për Faktoringun si mjet alternativ për financimin e NVM-ve në Kosovë, që do të zhvillohet në 12 shtator 2019 në Ndërtesën Capital Gate në Prishtinë.
Eventi do të fillojë me fjalët hyrëse, si nga përfaqësuesit e BERZH-it ashtu edhe të BQK-së, dhe do të pasohet nga prezantimi kryesor ku theksohen avantazhet e faktoringut në krahasim me financat tradicionale të tregtisë, si dhe nga shembuj praktikë të përfitimeve që sjell faktoringu për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë.
BERZH ka filluar të investojë në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, në Kosovë Banka ka nënshkruar 65 projekte me vëllim neto të biznesit kumulativ prej 395 milionë eurosh.
Kosova u anëtarësua në BERZH dhe kthye në vend të operacioneve në dhjetor 2012.