Site icon Telegrafi

Bërxollë nga kërpudhat

Përbërësit:

▪ 250 g kërpudha
▪ 2 vezë
▪ tul të thatë të një fete buke
▪ pak qumësht
▪ 1 qepë e vogël
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ një tufë majdanoz
▪ grimca buke
▪ erëza, kripë, piper, vaj
▪ një lugë miell

Përgatitja:

Kërpudhat, qepa, hudhra dhe fletët e majdanozit të grimcohen sa më shumë që të jetë e mundur.

Të fërgohen në pak vaj kërpudhat, të ftohen, t’u shtohen vezët, tuli i bukës i njomur në qumësht, erëzat, mielli, kripa, piperi, qepa, hudhra dhe majdanozi.

Të gjithë përbërësit duhet me dorë të përzihen mirë dhe të formësohen bërxollat, pastaj t’u hidhen grimcat e bukës dhe të fërgohen në vaj të nxehtë.

Mund të shërbehen me pire patatesh dhe sipas dëshirës edhe me sallatë.

/Telegrafi/

Exit mobile version