Të buta dhe të shijshme!
Përbërësit:
– 2 bërxolla (pule ose lope);
– 1 domate;
– kripë;
– piper;
– mustardë;
– 2 thelpinj hudhre;
– 100 g kaçkavall;
– 100 g kos.
Përgatitja:
Në një tepsi të lyer qitni rrathët e qepëve me trashësi prej 1 cm dhe shtoni bërxollat.
Qitni kripë dhe piper, shtoni mustardën sipër mishit dhe rrathëve të domates.
Qitni të gjitha hudhrën e grirë, shton kaçkavallin e grirë në rende dhe jogurtin grek.
Piqni 45 minuta në 180 gradë Celsius.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.