Telegrafi

Bertomeu: Jemi të lumtur me Valverden  

Ernesto Valverde (Getty Images)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka hedhur poshtë pyetjet rreth të ardhmes së Ernesto Valverde, duke këmbëngulur se gjigantët e La Ligas janë të lumtur me trajnerin spanjoll.

Pavarësisht se Barcelona fitoi trofeun e Copa del Rey dhe pothuajse e ka të fituar titullin e La Ligës, Valverde thuhet se po e konsideron të ardhmen e tij.

Por, Bartomeu ka thënë se klubi është i kënaqur me trajnerin, pavarësisht eliminimit befasues në çerekfinale në Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Lexo po ashtu Valverde frikësohet nga shkarkimi edhe nëse përfundon sezonin me dy trofe

“Është gënjeshtër, jemi shumë të kënaqur me të”, ka thënë fillimisht Bartomeu për El Larguero.

Ernesto Valverde (Getty Images)

“Është projekti i tij, ne nuk po flasim për këtë [largimin e tij nga klubi]. Do ta ketë thënë dikush, por jo bordi apo klubi”.

“Askush nuk dyshon në Valverden, jo edhe pas Romës”.

Lexo po ashtu Valverde: Përfundimi i sezonit si të pamposhtur motivon Barcën

“Për t’u rimëkëmbur nga humbjet, suksesi është i sigurt. Një triumf i dyfishtë mbyll një sezon të shkëlqyer”, përfundoi presidenti i Barçës.

Ndryshe, Barça është 11 pikë para vendin të dytë në La Liga përpara një udhëtimi në Deportivo La Coruna të dielën, me një barazim larg për të arritur titullin. /Telegrafi/