Në një intervistë për European Western Balkans, Gorazd Bartol, shef i zyrës ushtarake për ndërlidhje të NATO-së në Shkup, thotë se zgjidhja e çështjes së emrit, është kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Sipas tij, çështje tjetër kyçe janë edhe reformat dhe stabiliteti i këtij vendi, duke shtuar se në të kaluarën Maqedonisë i kanë ikur një varg mundësishë të rëndësishme.
Bartol thotë se këto raste të huqura kanë ndikuar në rënien e optimizmit të popullsisë për një të ardhme më të mirë.
Kapiteli Bertol konsideron se krijimi i qeverisë së re është një hap në drejtim të duhur, por qeveria duhet të merret me reforma, ndërkaq partitë t’i tejkalojnë ndasitë dhe me konstruktivitet të përfshihen në procesin politik.
Intervistën e plotë të Bartol e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/