Site icon Telegrafi

Bërtiste dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, kur mësoi se e ëma e tij po nxirret e gjallë nga rrënojat – qëndroi 178 orë e ngujuar

Fotografi për t’u mbajtur gjatë në mend vijnë nga Turqia, atje ku kanë filluar të zbehen gjasat se do të nxirren gjallë të gjithë ata persona që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Megjithatë momente gëzimi janë dokumentuar përmes një serie të fotografive në qytetin turk Hatay, ku është nxjerr e gjallë nga rrënojat një grua e moshuar, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave botërore ishte reagimi i të birit të saj, që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit dhe britmat kur kuptoi se e ëma e tij e identifikuar si Serap Donmez po nxirret e gjallë, pasi 176 orë qëndroi e ngujuar.

Lexo po ashtu Policia turke e pamëshirshme ndaj hajnave, plaçkitësit e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti rrihen brutalisht nga autoritetet e rendit

Në fotografi shihet i riu i cili vazhdimisht qante me zë të lartë dhe nuk mund të ndalej duke bërtitur nga gëzimi, që nëna e tij po nxirrej nga pjesëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit.

Ndryshe në po të njëjtin qytet të Turqisë, sot është nxjerrë nga rrënoja edhe nja grua 70-vjeçe Nuray Gurbuz, e cila qëndroi nën rrënoja për plotë 178 orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version