Telegrafi

Bertan Asllani paralajmëron këngën e re

Bertan Asllani (Foto: Instagram)

“Kujt i thua xhan” dhe “Akoma të dua”, janë vetëm dy nga hitet e këngëtarit Bertan Asllani të cilat do mbahen mend gjatë tek publiku.

Artisti, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Duke e gatuar”, ka shkruar në njërin prej imazheve ndërsa në tjetrin thotë se ‘është në përgatitje e sipër’, referuar këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bertan Asllani

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin, fansat mezi po presin për rikthimin e tij në muzikë në bazë të reagimeve që ka marrë pranë postimit.

Krahas muzikës, 29-vjeçari është pjesëmarrës në filma e seriale të ndryshme turke përfshirë “Pis Yedili”.

Ndërkaq, kënga e fundit e Bertanit e lansuar në gjuhën turke mbetet “Ben Lazem”. /Telegrafi/