Bertan Asllani ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.
Megjithëse këngëtari karrierën e filloi këtu, ai depërtoi në tregun turk, por si aktor i suksesshëm i serialeve.
Por të qenit pjesë e kinematografisë turke nuk do të thotë lënie anash të aktiviteteve muzikore, transmeton Telegrafi.
Në fakt, Bertani përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është bërë pjesë e menaxhmentit të Sony Music të Turqisë.
E se kur do del projekti i tij, mbetet të shihet në ditët në vijim. /Telegrafi/