Site icon Telegrafi

Bertan Asllani bëhet pjesë e “Sony Music Turkey” (Foto)

Bertan Asllani është bërë pjesëtar i shtëpisë së famshme muzikore në Turqi “Sony Music Turkey”.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Facebookut.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Nënshkruam projektet tona të reja me Goktas Semsettin. Është emocionuese për t’u bashkuar me familjen ‘Sony Music Turkey’. Shpresoj se rruga jonë është e gjatë dhe e frytshme”, ka shkuar Bertani në Facebook, transmeton Telegrafi.

Këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera, por pritet që ky hap ta çojë atë drejt suksesit që po kërkon prej vitesh në shtetin turk.

Bertani deri më tani ka qenë i pranishëm përmes disa këngëve si dhe me një rol në një serial.

Ndryshe, këngëtari njihet më së shumti për hitin e njohur të vitit 2005 ‘Akoma të dua’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Rt3DrYDTPJA

Exit mobile version