Telegrafi

Bertan Asllani bëhet pjesë e serialit më të ri turk “Gecenin Ucunda” përkrah yjeve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Një serial i ri turk ka bërë bashkë sërish çiftin e njohur të aktorëve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu.

Dyshja e famshme për herë të parë u njohën në serialin “Fatih Harbiye” në vitin 2014 dhe nga aty vazhduan romancën edhe në jetën realet teksa sot janë një çift i martuar.

Këtë herë ato do të bashkohen për herë të dytë në një serial që tashmë ka nisur xhirimet dhe pritet të nis transmetimin së shpejti.

Foto: Screenshot/YouTube

Seriali i ri mban titullin “Gecenin Ucunda” (Në fund të natë) dhe përkrah yjeve të kinematografisë turke do të jetë edhe këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Bertan Aslllani.

Beratin prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi ku edhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkohë është parë në prapaskenat e serialit të ri teksa xhiroheshin skenat e para ndërsa tashmë është publikuar edhe promo e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Kujtojmë që krahas karrierës, Bertani prej vitesh po shijojnë një histori dashurie me aktoren e njohur turke, Hazal Senel me të cilën u fejua në vitin 2020.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bertan Asllani

Ndryshe, tek ne Bertani ishte i njohur për hite të shumta si: “Kujt i thua xhan”, “Akoma të dua”, “Ilaç nuk gjej” e të tjera. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube