Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka tash e sa vite që është shpërngulur në Turqi.
Ai është pjesë e kinematografisë turke, gjersa vijon të jetë herë pas here i përfolur në media atje.
Së fundmi, mediat turke kanë aluduar në një lidhje të mundshme të tij me aktoren turke, Hazal Senel.
Fotografitë e përbashkëta mes tyre në rrjetet sociale kanë çuar në dyshimin se dyshja mund të jenë në lidhje.
Megjithatë, vet këngëtari Asllani nuk ka shprehur dëshirën për komentimin e kësaj pjese. /Telegrafi/