Telegrafi

Bershka për pranverë/verë 2011

Kompania spanjolle e modës Bershka ka arritur që të okupojë tregun me linjat e saj të modës, të mbushura me veshjet e zakonshme dhe ato magjepsëse. Ata të cilët dëshirojnë të ndryshojnë imazhin ose mbushjen e dollapit me tesha të reja, do ta kenë lehtë të zgjedhin diçka nga koleksioni pranverë/verë i Bershkas, sepse aty ka diçka për të gjithë.

Ndryshojeni stilin tuaj sipas disponimit. Kur të jeni në kërkim të romancës dhe elegancës subtile- vendosni për dantellë, gajtanë, si edhe ngjyra neutrale (ngjyrë të rërës, të kuqe të lehtë…). Kur keni nevojë për diçka të përditshme, kombinojini xhinset me bluzë pa jakë ose këmisha të ndryshme. Ndërsa kur dëshironi diçka krejt të pazakontë- vendosni për ngjyrat intensive të vendosura në ato tërësisht kontraste.

Shfrytëzoni njohuritë tuaja mbi modën dhe kënaquni me zgjedhjet e pakufizuara të ngjyrave, materialeve dhe dizajneve të prezantuara në këtë koleksion të Bershkas. /Telegrafi/