Site icon Telegrafi

“Bersanti nuk u ftua te Kosova shkaku i gripit”

Bersant Celina është njëri nga emrat e mëdhenj që sërish mungoi në listën e përzgjedhësit, Albert Bunjaku.

Nëse herën e kaluar ndaj Turqisë, mungoi për t’i ndihmuar Kosovës U-21 ndaj Norvegjisë, këtë herë për lojtarin e Ipswich Town, arsyeja është krejt tjetër.

Lojtari ka refuzuar ftesën e Albert Bunjakut, në mënyrë që të mos bëhet sebep i ndonjë problemi infektiv tek Përfaqësuesja jonë.

Babai i tij, Edvar Celina, ka sqaruar mungesën e tij.

“Bersanti nëse e keni përcjell ka pasur një grip shumë ngjitës. Ka infektuar gjysmën e ekipit te Ipswich bashkë me trajnerin. Bersantit ju ka kthyer katër herë ai grip. Prandaj, i kam thënë Bajram Shalës (menaxher i Përfaqësueses) të mos e thërrasin, në mënyrë që mos t’i rrezikojë lojtarët tjerë”, ka deklaruar Celina për Gazetën Olle.

Celina mungoi në ndeshjet e para të kampionatit të Champioshipit anglez (League One), kurse mesjavën e kaluar debutoi me gol në ndeshjen e Kupës të humbur 2:1 nga Ipswich. Ai luajti edhe të shtunën në Kampionat për rreth 35 minuta.

“Tani i ka kaluar, por i duhet pushimi për të fituar imunitet. Ata deshën ta thërrasin, por unë ju thashë jo, sepse mund ta rrezikojë komplet ekipin. Londër – Prishtinë, Prishtinë – Zagreb, Zagreb – Prishtinë, Prishtinë – Shkodër, Shkodër – Prishtinë dhe Prishtinë – Londër, do ta shkatërronte krejt”, arsyeton Celina.

Kosova më 2 shtator është mysafire e Kroacisë, kurse tri ditë më vonë pret Finlandën në Shkodër.

Exit mobile version