Site icon Telegrafi

Bersant Celina refuzoi Kosovën? Kjo është e vërteta sipas futbollistit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një prononcim ekskluziv për borozani.comsot ka bërë të ditur se është falënderues ndaj trajnerit, Albert Bunjaki për lejen e dhënë, ndërsa në ndërkohë ka premtuar fitoren e parë të Kosovës në kualifikime.

“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga trajneri për shkaqe private  shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen”, ka shkruar fillimisht Celina.

“Jam shumë falënderues ndaj selektorit për lejen. Të jeni të bindur se jam 110 përqind me grupin tonë (të Kosovës v.j.) dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fituar edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, ka përfunduar sulmuesi i ri i Kosovës, i cili aktualisht është i huazuar te holandezët e Twentes prej gjigantit anglez Manchester City.

Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten.

Përballja e radhës për Kosovën është ajo e marsit të vitit të ardhshëm, ku më datën 24 mars do të pres Ukrainën.

Exit mobile version