Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, është prezantuar te skuadra e tij e re Twente.
Holandezët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Celinës për një vit si huazim nga Manchester City.
Anësori magjik pritet të bashkohet me Kosovën për ndeshjen me Finlandën, transmeton Telegrafi.
Celina vitin e shkuar kishte debutuar edhe në Ligën Premier sa ishte trajner Manuel Pellegrini.
Skuadra e Twentes në vitet e fundit nuk ka treguar formë të mirë dhe me ardhjen e Celinës presin më shumë këtë vit. /Telegrafi/