Site icon Telegrafi

Bersant Celina: I lumtur që po pranohemi në UEFA

Ata që po i gëzohen më së shumti pranimit eventual të Kosovës në UEFA janë futbollistët, si ata që luajnë në futbollin vendor, ashtu edhe ata që luajnë jashtë.

Madje, këta të fundit kanë sakrifikuar shumë duke pranuar të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në momentet më të vështira, duke mos e kursyer veten, edhe pse kanë bërë mijëra kilometra rrugë vetëm për ndeshje miqësore, raporton Zëri.

Prandaj, ata do të jenë edhe më të motivuar kur t’ju lejohet pjesëmarrja në gara zyrtare. Njëri prej tyre është edhe Bersant Celina. Ylli i ri i Manchester Cityt hoqi dorë nga Norvegjia vetëm për të luajtur për vendin e të parëve të tij.

“Besoj se Kosova do të pranohet me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, dhe për këtë duhet të jemi shumë të gëzueshëm”, ka thënë për “Zërin” futbollisti i lindur e i rritur në shtetin skandinav.

Exit mobile version