Bersant Celina i është kthyer golave me fanellën e Sëanseas në fitoren kundër Blackburn (3-1).
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka filluar ta gjejë formën në Championshipin anglez.
Ai kundër Blackburn luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Sulmuesi shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 80-të, i cili ishte mjaftë i bukur, pasi paraboloi portierin.
Jo vetëm goli, por paraqitja e tij ishte shumë e mirë për çka u vlerësua edhe si lojtar i ndeshjes.
Ky është goli i dytë në këtë kampionat për Celinën.
Swansea ka filluar të këndellet ku gjendet në vendin e tetë me 20 pikë, gjashtë më pak se lideri Middlesbrough. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RHWootqpNgg