Site icon Telegrafi

Bërryl dhe një lojtar në tokë në momentin kur u shënua goli i Interit ndaj Veronas– shpërthejnë rrjetet sociale

Fundi i ndeshjes Inter – Verona ishte i çmendur, pasi në kohën shtesë zikaltërit shënuan, ndërsa mysafirët humbën një penallti.

Davide Frattesi shënon golin e parë pas kthimit nga lëndimi në kohën shtesë, ndërsa pak minuta më vonë Henry humb penalltinë që mund t’i kishte sjellë barazimin skuadrës së tij.

Lojtarët Nerazzurr u kritikuan për sjellje të pahijshme në fytyrë të sulmuesit kundërshtar pasi gaboi penalltinë, ndërsa në rrjetet sociale kanë shpërthyer u komentet edhe për golin e dytë të Interit, ku shihet një bërryl i Bastonit në njërin nga lojtarët e Veronas, shkruan Corrieredellosport.

Goli që doli të jetë i tre pikëve për Interit që tashmë ka pesë pikë më shumë se Juventusi, por një ndeshje më pak, ka sjell polemika të mëdha në Itali, pasi mbrojtësi italian goditi me bërryl në gjoks një kundërshtar në zonën e penalltisë së Hellas Verona.

Pak sekonda më vonë, kur ende lojtari ishte në tokë shkaku i goditjes, Frattesi shënon golin vendimtar.

“Nëse dikush nuk e ka kuptuar ende, po është viti i Interit”, ka shkruar një tifoz.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Do të doja të dija se çfarë do të kishte ndodhur nëse Gatti do të ishte në vend të Bastonit”.

Po ashtu po qarkullon një video ku shihet Fratessi i Interit, duke goditur me këmbë pikën e penalltisë për ta dëmtuar.

Interi shihet si favorit për të fituar titullin e kampionit, ndërsa në rivalitet duket se do të jetë me Juventusin. /Telegrafi/

Exit mobile version