Ditë pa fat për gjuetarët e rajonit të Berovës. Një kolegë i tyre, duke menduar se po shënjeëstëron një egërsirë pas një kaçube, ka plagosur një person tjetër.
MPB bën të ditur se I.P (1981) nga Budinarci ka dalë për gjueti dhe në një moment, në afërsi rreth 60 metër, ka vërejtur lëvizje në një kaçubë aty pranë.
Pas gjuatjes me armë, gjuetari ka dëgjuar një piskamë. Aty ka kuptuar që ka plagosur dikë, dhe për fat të keq ka qenë bashkëfshatari i tij, S.K (1954).
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Berovës, që më pastaj të dërgohet në Qendrën klinike në Shtip dhe është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/