Në Berovë do të ndërtohet një kompleks për turizëm shëndetësor dhe rekrativ, ku pika më e rëndësëishme për zhvillimin e turizmit mbetet lagja e quajtur “liqeni i Berovës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti parasheh një hapësirë prej 5,5 hektarësh dhe do të ndërtohet sipas modelit gjerman të arkitekturës. Lokacioni është afër rrugës rajonale Berovë-Strumicë, afër Rusinovës.
Investimi është një bashkëpunim vendor dhe gjerman, kurse projekti parasheh aspekte rehabilitimi të personave, pastaj pishina, etj./Telegrafi/