Ministria e kulturës përzgjodin komunën e Berovës për bartëse të titullit ”Qyteti i kulturës për vitin 2017”, bazuar në konkursin e kësaj ministrie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi i kësaj komune parasheh pjesëmarrje të të rinjve dhe artistëve të njohur, mysafirë nga jashtë, prodhime të qyteteve ndërkufitare, me çka do të sigurohet zhvillim kulturor të barazpeshuar dhe do të nxitë edhe zhvillim kulturor ndërkombëtar në këtë komunë.
Programi është i pasuruar me festivale tradicionale dhe manifestime tjera, si koncerte muzikore të të gjitha zhanreve, lexime dhe promovime letrare, ekspozita arti figurativ, produksione teatrale, etj./Telegrafi/