Site icon Telegrafi

Beroe nuk dorëzohet përballë Sigal Prishtinës

Trajneri i skuadrës bullgare Beroe, Lubomir Minchev, ka paralajmëruar Sigal Prishtinën për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Minchev ka thënë se me gjithë humbjen e thellë, Beroe në Prishtinë udhëton për të shënuar fitore. Sigal Prishtina mposhti Beroen në Bullgari, të mërkurën mbrëma, me rezultatin e thellë 89:75.

Për Sigal Prishtinën kjo ishte fitorja e 23-të në po aq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij viti në të gjitha garat. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 mars në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

“E kemi edhe një ndeshje. E kemi për detyrë që të luajmë dhe të mundohemi të fitojmë. Në Prishtinë nuk do të shkojmë për t’u dorëzuar, por do të shkojmë të aplikojmë një lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv”, është shprehur Minchev, i cili njëherësh është edhe përzgjedhës i Bullgarisë.

Krahas Prishtinës, me një këmbë në finale është edhe skuadra e Kozhuvit që në ndeshjen e parë mposhti Teodon 86:71. Kozhuvi drejtohet nga ish-trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski, që edicionin e shkuar udhëhoqi ekipin bardhekaltër drejt triumfit në BIBL.

Exit mobile version