Site icon Telegrafi

Bero Kingdom triumfon në Prizren në garën Alley Oop në 3×3

Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës, ku është mbajtur turneu i Alley Oop në 3×3.

Në turneun e zhvilluar në Prizren kanë marrë pjesë gjashtë ekipe.

Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, më pas janë zhvilluar gjysmëfinale dhe finalja, ku janë përballur Bero Kingdom dhe Djemt e Prizrenit.

Pas një loje interesante, Bero Kingdom shënoi fitore, duke triumfuar në Prizren, për të siguruar biletën për finalen e madhe në Prishtinë. Skuadra fituese mori shpërblimin prej 300 Euro.

Ky ishte turneu i tretë i Alley Oop, pas Prishtinës dhe Gjakovës, derisa do të vazhdojë edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Therandë.

Skuadrat finaliste do të ndeshen në Prishtinë për fituesin e parë të edicionit të parë.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Exit mobile version