Site icon Telegrafi

Bernie Sanders do t’i bashkohej kabinetit të Bidenit: Do të pranoja postin e Sekretarit të Punës në administratën e re

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, ka thënë se do ta pranonte postin e Sekretarit të Punës, nëse presidenti i ri i zgjedhur Joe Biden do t’ia kërkonte t’i bashkohej kabinetit të tij, shkruan CNN.

“Po, kam platformë që do të mundësonte të luftohet për familjet e punëtorëve? Po, do ta pranoja këtë post”, ka shtuar Sanders, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse është e vërtetë që po e shqyrton postin e Sekretarit të Punës, Sanders tha: “Është e vërtetë që dua të bëjë gjithçka që mundem për të mbrojtur familjet e punëtorëve të këtij vendi, që aktualisht janë nën presion të madh. Qoftë kjo në Senat, apo në administratën e Bidenit – do ta shohim”.

Në fillim të javës CNN pati raportuar se Sanders ka filluar fushatën për këtë post në kabinetin e Bidenit, dhe se aktualisht po kërkon përkrahjen e zyrtarëve më të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version