Senatori i pavarur nga Vermonti do të përsërisë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një email tek mbështetësit të martën në mëngjes, senatori i pavarur nga Vermont, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar përsëri, duke e bërë kandidaturën e tij si rrugë për të përmbushur misionin që ai filloi tre vjet më parë.
“Së bashku, ju dhe unë dhe fushata jonë e 2016 filloi revolucionin politik”, tha ai. “Tani, është koha për të përfunduar këtë revolucion dhe për të zbatuar vizionin për të cilin kemi luftuar”.
Sanders, 77 vjeç, beson se mund të mbizotërojë në një fushatë të larmishme që përfshin edhe kandidate femra. /Telegrafi/