Site icon Telegrafi

Bernie Sanders në epërsi të ngushtë ndaj rivalëve Joe Biden dhe Elizabeth Warren, në sondazhin e ri

Kandidati presidencial demokrat Bernie Sanders ka kaluar ish-nënkryetarin Joe Biden dhe senatoren Elizabeth Warren, tregon një sondazh i ri kombëtar.

Rreth 27 për qind e votuesve të regjistruar me demokratët, ata mbështesin Sanders ndërsa vetëm 24 për qind mbështesin Biden, sipas një sondazhi të ri të CNN, transmeton Telegrafi.

Sanders ka dalë në epërsi të konsiderueshme në mesin e votuesve gjatë disa javëve të fundit, duke rritur 7 pikë që nga sondazhi i CNN i muajit të kaluar për garën presidenciale të vitit 2020.

Ndërkohë Biden edhe pse ka hyrë me vonesë vitin e kaluar në garë për president, e ka ruajtur mirë statusin e tij si favorit.

Ndërkohë, senatorja Elizabeth Warren nga Massachusetts qëndron shumë pas tyre me 14 për qind.

Sondazhi i fundit i CNN u krye me telefon nga 16 deri më 19 janar midis 1,156 të rriturve në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version