Site icon Telegrafi

Bernie Sanders heq dorë nga gara presidenciale

Senatori Bernie Sanders ka pezulluar fushatën e tij për garën për president të SHBA-së.

Ky zhvillim i hap rrugën ish-zëvendëspresidentit Joe Biden të bëhet kandidati i partisë Demokratike, përcjell Telegrafi.

Sanders, 78 vjeç, i tha stafit të tij të fushatës për vendimin e tij të mërkurën ndërsa pritet t’i drejtohet përkrahësve të tij në internet së shpejti.

Javët e fundit, Z. Sanders kishte qenë duke realizuar fushatë përmes transmetimeve në internet për shkak të shqetësimeve shëndetësore nga shpërthimi Covid-19. /Telegrafi/

Exit mobile version