Portieri i Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, ka thënë se është i nderuar që një klub i madh si Napoli i kërkon shërbimet e tij.
Napoli janë në kërkim të një portieri pasi që Pepe Reina do të largohet me gjasë drejt Milanit.
Portieri më i lidhur me Napolin është Leno, i cili tashmë ka folur për këtë interesim të italianëve.
“Unë mendoj se interesi i tyre është pasojë e faktit se nuk po bëj keq këtë vit”.
“Është një nder për mua të lidhem me klubet e mëdha si Napoli”.
“Unë mendoj se edhe pse në këtë kohë të vitit ka shumë zëra, të gjithë duan të dinë se ku po shkoj vitin e ardhshëm dhe emri im lidhet me shumë klube”.
“Unë nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre lloj lajmeve, pasi gjatë sezonit kjo është vetëm një humbje e energjisë dhe shpërqendrim”, ka thënë Leno.
Leno është një nga portierët më të mirë gjerman. /Telegrafi/