Telegrafi

Bernd Borchardt, shef i ri i EULEX-it

Borchardt është diplomat dhe vjen nga Gjermania, shteti që ka edhe kontributin më të madh në misionin e BE-së në Kosovë. Burime nga Brukseli kanë konfirmuar emërimin e Borchardt në pozitën e shefit ë EULEX-it, derisa kanë shpjeguar edhe për procesin relativisht të gjatë për gjetjen e pasuesit të Marnhacut, shkruan Koha Ditore.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Borchardt ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007. /Telegrafi/