Jemi në ditët e fundit të afatit kalimtar në Bundesliga dhe Ligue 1, kështu klubet e këtyre dy ligave po tentojnë të bëjnë lëvizjet e fundit në tregun e transferimeve.
Sipas Cadena Cope, Paris Saint Germaini është shumë afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Bayern Munichut, Juan Bernat.
25-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me klubin nga Parisi.
Bernat iu bashkua Bayernit në vitin 2014 nga Valencia, nga 111 paraqitje vetëm 12 ishin në sezonin e fundit.
Mbrojtësi nuk është ftuar nga skuadra gjermane në ndeshjet e sezonit të ri, duke e vulosur kështu në një mënyrë largimin e tij.
Për atë kishin shfaqur interesim shumë skuadra të njohura evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.
Blerja e tij PSG-së pritet t’i kushtojë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Q1CmPs9tvWg