Ylli portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva përballet me një dënim prej gjashtë ndeshjeve mos-lojë nga Federata Angleze e Futbollit.
Bernardo Silva është akuzuar nga FA pasi portugezi postoi një mesazh racist ku përfshihej bashkëlojtari i tij, Benjamin Mendy.
Ky mesazh, edhe pse shoqëror dhe në formë shakaje nga Silva, nuk ka mbetur pa u dënuar nga Federata Angleze e Futbollit.
Një deklaratë në faqen zyrtare të kësaj federate njofton se ylli portugez akuzohet për komentet e tij dhe përballet me dënim prej gjashtë ndeshjeve mos-lojë.
“Bernardo Silva është akuzuar për sjellje të pahijshme për një shkelje të Rregullës E3 të FA në lidhje me një postim në mediat sociale më 22 shtator 2019”.
“Veprimtaria e lojtarit të Manchester Cityt shkel rregulloren E3 (1) pasi ishte fyese ose e pahijshme”.
“Veprimtaria përbën një” Shkelje të Rëndë “, e cila përcaktohet në Rregulloren e FA (E) (2), pasi ajo përfshin referencë, qoftë e shprehur apo e nënkuptuar, për racën, ngjyrën ose origjinën etnike”.
“Mesfushori ka afat deri më 9 tetor 2019 për të dhënë një përgjigje”, thuhet në njoftimin e FA. /Telegrafi/
OFFICIAL: The FA have charged Manchester City’s Bernardo Silva with misconduct over a tweet he sent to his teammate Benjamin Mendy. pic.twitter.com/z9DY4qx445
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) October 2, 2019