Telegrafi

Bernardo Silva: Jam i lumtur, e dua klubin

Bernardo Silva ka thënë se është plotësisht i përkushtuar te klubi i tij aktual, Manchester City, duke konfirmuar qëndrimin në Etihad.

Mesfushori me tipare sulmuese shtyu të largohej nga City gjatë verës, me menaxherin Pep Guardiola që konfirmoi synimet e tij.

Sidoqoftë, Bernardo përfundoi duke mbetur te City dhe ka qenë i jashtëzakonshëm deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi i Ligës Premier: City fiton me rezultat komod në udhëtim te United

Pasi shënoi në fitoren ndaj Manchester United, ai deklaroi se ndihet i lumtur dhe nuk synon largimin.

“Jam i lumtur për momentin. Unë e dua klubin, gjithmonë e kam dashur klubin”.

“Unë mund të ndiej dashurinë e tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Bernardo. /Telegrafi/