Site icon Telegrafi

Bernardo Silva çmend Etihadin, shënon golin e dytë ndaj Real Madridit

Manchester City ka shtuar epërsinë ndaj Real Madridit në 2-0, me dy golat e Bernardo Silvas.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.

Një dominim i jashtëzakonshëm i qytetarëve në fillim, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0, ku De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Mbretërit kanë mundur të barazonin në minutën e 35-të, kur Toni Kroos goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.

Pas dy minutash Bernardo Silva shënoi me kokë pas në topi të kthyer për 2-0.

https://twitter.com/JamalMuhannad/status/1658921013827043328

Një dominim i dukshëm i qytetarëve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version