Telegrafi

Bernardi në mbështetje të Besart Berishës

Besart Berisha ka marrë mbështetje në momentin e vështirë që po kalon pas largimit nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Sulmuesi prishtinas u kritikua nga të gjithë për vendimin e marrë dhe për fjalët ndaj Albert Bunjakut, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai e quajti Bunjakun si trajner që s’di asgjë dhe që është shumë i dobët.
Megjithatë, sot disa fjalë shumë të mira për Besartin i ka thënë Berisha tjetër i Kosovës, Bernardi.

Ai ka publikuar një foto në Facebook bashkë me sulmuesin e Melbourne Victory.

Pejani e konsideron Besartin si një njeri shumë të thjeshtë dhe shumë profesionist, nga i cili ka mësuar mjaft.

“Me Besin. Njeri shumë i thjeshtë dhe shumë profesionist. Për pak kohë kam mësuar shumë nga ky njeri”, ka shkruar Berisha.

Dyshja shihet në një foto në bankën rezervë.