Ylli i Fiorentinës, Federico Bernardeschi ka folur për lëndimin e rallë në nyje dhe pse ai është i inspiruar nga etika e mrekullueshme e punës së Cristiano Ronaldos.
Bernardeschi po konsiderohet si një nga më të mirët e momentit në Serie A.
Së fundmi ai pësoi një lëndim në nyje ku edhe mungoi te përfaqësuesja e Italisë për këtë arsye.
“Synimi im është të përmirësohem çdo ditë, pasi kam shumë për të treguar. Nevojitet punë e madhe për të arritur rezultatet dhe për të injoruar shpërqëndrimet jashtë fushës”.
“Jam i inspiruar nga Cristiano Ronaldo i cili vërtet e ndërtoi talentin e tij me etikë të madhe të punës. Leo Messi në anën tjetër është talent natyral”, deklaroi Bernardeschi. /Telegrafi/